Lokomotiv Moska ka fituar Kupën e Rusisë pasi ka mundur në finale me rezultatin 2-0 ekipin e Ural. Suksesi i 7 në këtë turne erdhi falë golave të Denisov dhe Mirançuk. Megjithatë, për shumëkënd, kjo ndeshje do të kujtohet për sherrin që shpërtheu në minutat shtesë të takimit.
Lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një sherr masiv në fushë, duke shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin, aq sa gjyqtari u detyrua t’i jepte kartonin e kuq Fidler dhe Manuçarian nga Ural dhe Farfan e Ari nga Lokomotiv Moska.