Kina ka “shtënë” në dorë edhe Toto Cutugnon. Përpos ironisë, video që po bën bujë në rrjetet sociale tregon këngëtarin italian Toto Cutugno duke kënduar këngën e tij më të famshme, “L’italiano” në gjuhën kineze. Video u publikua në nisjen e programit “Italiani made in China” e cila do të debutojë më 3 qershor (çdo e mërkurë) në 23:05 në Discovery Channel.
Toto Cutugno nuk do të marrë pjesë në program, por ka shpërndarë filozofinë e tij: të qenit italian sot do të thotë edhe të qenit multietnik. Video është xhiruar në Via Sarpi në lagjen e kinezëve Milanos.









