Një qytetar në rrethrrotullimin e Milotit ka dalë për të protestuar, kundër padrejtësive që po i bëhen shqiptarëve, siç tha ai.
Por për mediat, teksa fliste për hallet e tij u bë “lëmsh”, duke thënë njëherë “rroftë Edi Rama” dhe në një moment tjetër doli në mbështetje të Sali Berishës.
“Jetën e japim, Berishën nuk e japim” tha protestuesi, ndërsa më vonë u shpreh “Poshtë komunizmi, rroftë Edi Rama”. Kjo bëri që protestuesit e tjerë të shpërthejnë në të qeshura.
“Jetën e japim Berishën nuk e japim. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Kjo qeveri është kundër halleve tona.
Shqipëria është vend izolimi, vend internimi. E ka bërë Edi Rama! Poshtë komunizmi, rroftë Edi Rama. Rroftë Berisha, jetën e japim Berishën nuk e japim”, tha protestuesit.
/a.r