Policia e Shtetit ka publikuar videot e kamerave operacionale që u përdorën gjatë aksionit për arrestimin e 5 personave që morën pjesë në vrasjen e 45-vjeçarit Fatmir Pula, të cilin kishin si synim ta grabisnin.
Policia publikoi dy video ku duken forcat speciale në aksione të ngjashme me ato që shohim në filmat hollivudian.
Shohim që njëri prej autorëve është prangosur në një autobus urban.