Kandidati republikan Roy Moore shkoi të votonte me kalin e tij, si në kohët e dikurshme. Ai votoi për garën e Senatit Amerikan. Moore shoqërohej nga gruaja e tij Kayla Moore, ndërsa shprehu besim te një fitore e sigurt.
Por rezultatet e zgjedhjeve qenë zhgënjyese për të dhe presidentin Trump.
Kandidati i Demokratëve, Doug Jones, fitoi me një rezultat tepër të ngushtë, 49.6 %, aq sa i mjafton të bëhet senator. Ai fitoi përballë njeriut të përfolur për skandale të shumta seksuale, Roy Moore.
Humbja e tij ëhstë humbje e vetë presidentit Trump i cili e mëbshteste fuqishëm ish-senatorin. /b.d










