Një dasmë në Angli është shndërruar në një përleshje masive mes të ftuarve, të cilët nisën të godisnin me grushte dhe karrige njëri-tjetrin.
Burrat shihen duke u goditur madje edhe me shkopinj.
Ngjarja ka ndodhur në Mançester, më 24 gusht, dhe gjithçka nisi kur një burrë u afrua te një i ftuar që ishte i ulur në tavolinë dhe i hoqi nga koka kapelen.
Menjëherë nisi përleshja që zgjati disa minuta dhe që përfundoi vetëm me ndërhyrjen e policisë.