Kete te diele Pashke deputeti socialist Toni Gogu i është rikthyer pasionit të tij të hershëm, teksa ka zgjedhur të urojë ringjalljen e Krishtit për besimtarët duke lexuar disa vargje nga Bibla.
Në videomesazhin e postuar prej tij në rrjetet sociale, vihet re se Gogu urimin e tij e përcjell duke lexuar vargjet e librit të shenjtë.
Më herët Gogu ka shërbyer si pastor në një kishë në Tiranë dhe kundërshtarët politikë per kete rol shpesh e kanë sulmuar. Toni Gogu prej vitesh ka qene i perfshire aktivisht në jetën politike në vend duke shërbyer në pozicione të rêndësishme si Zv. Minister i Drejtesise, Prefekt i Qarkut Tiranë e së fundmi deputet i Vaqarrit, Pezës e Ndroqit.
Besimtarët katolikë dhe protestantë në të gjithë botën kremtojnë sot Pashkën, festën e rëndësishme të kalendarit të krishterë. Pashka simbolizon ringjalljen e Krishtit pas kryqezimit. Mijëra besimtarë u mblodhën këtë të dielë edhe në Katedralen e Shën Palit në Tiranë!