Associated Press ka publikuar një video që tregon Shqipërinë në vitin e errët 1997, ku në qendër është Sali Berisha gjatë kohës që ishte President dhe shtëpia e tij.
Video nis me një intervistë të Berishës dhe vazhdon me pamjet brenda shtëpisë së tij, ku bashkëshortja Liria tregon kuzhinën, dhomën e gjumit dhe një fotografi familjare në ditën e dasmës së Argitës.









