Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim në Përmet ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki.
Gjatë fjalimit, Berisha nuk arrinte të kujtonte emrin e kandidatit të tij për kryetar bashkie.
“I dashur kryetari ynë i ardhshëm i bashkisë së Përmetit, z. Kooo…”, tha Berisha pa arritur të shqiptojë emrin.
U desh ndërhyrja e të pranishmëve në sallë që t’i kujtojnë emrin e kandidatit, Edmond Komino.
Të njëjtën gafë Berisha bëri edhe në Kavajë. Teksa fliste për kandidatin e koalicionit të tij me Ilir Metën, Fisnik Qosja, ai i drejtohej kryetarit të PD-së, Eni Kadiut.











