Skënderbeu pësoi një humbje të befasishmë dje nga Flamurtari në Vlorë duke mos përfituar nga humbja e Partizanit për të thelluar diferencën në kreun e renditjes. Por veç humbjes që pësoi, Skënderbeu është vënë nën akuzë për trukimin e ndeshjes. Nga një video që është publikuar në rrjet, një person në Belgjikë ka luajtur rezultatin e saktë 3 me 1 në favor të Flamurtarit.
Personi që e ka luajtur pretendon se ka pasur informacion të sigurt për ndeshjen. Si ky person kanë luajtur edhe të tjerë mijëra euro. Skënderbeu është hetuar edhe katër herë në Europë për trukim ndeshjesh ku më të diskutuarat kanë qenë ndeshjet me Sportingun e Lisbonës ku humbi 5 me 1 në Portugali dhe fitoi 3 me 0 brenda./Tema