• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/Ja si u masakrua për vdekje çifti shqiptar në Greqi/Pamje të rënda

by Java News
28/03/2017 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krim i pazbardhur i vrasjes së një çifti shqiptarësh në sy të dy fëmijëve.

Media greke Protothema.gr ka arritur që të hyjë në shtëpinë ku u krye krimi makabër në lagjen Peristeri të Athinës, duke sjellë pamje dhe risjellë historinë e dhimbshme të shkatërrimit të një familje.

Ishin orët e para të mëngjesit të së premtes më 3 shkurt, kur disa persona me fytyrë të mbuluar hynë, ende mister mënyra, në apartamentin e rrugës Olimpou në Peristeri dhe brenda 10 minutave qëlluan në kokë me nga një plumb çiftin e shqiptarëve, plagosën djali e madh, që ishte me probleme mendore dhe fatmirësisht nuk prekën vajzën e vogël.

Deri më tani ky krim mbetet i pazbardhur dhe pavarësisht se mediat kanë shkruar shumë, Policia nuk është në gjendje të japë një përgjigje mbi shumë pyetjen që ngrihen për këtë krim makabër.

Pamjet nga brenda apartamentit që ka publikuar Protothema.gr demostrojnë tmerrin që kanë përjetuar viktimat.
Vrasësit hynë në apartament, kapën dy prindërit dhe i ulën në krevat, ku edhe i ekzekutuan me nga një plumb në kokë. Më pas me një mjet të mprehtë i kanë shkaktuar një të prerë në faqe djalit.

“Nga ajo që u kanë bërë, me shumë mundësi që ka qenë dikush që i njihte si familje, direkt ose indirekt. Është shumë rast i çuditshëm, sepse ata hynë e dolën shumë shpejt, në më pak se 10 minuta. Po kështu si arritën të hynin në shtëpi? Nga dinin si ishin dhomat? Nuk mund të hysh në një shtëpi dhe të bësh ato gjëra në atë mënyrë pa njohuri. Ata që e bënë kishin informacion ose i njihnin vetë. Nuk besoj se është rastësi”, ka deklaruar një nga familjarët e viktimave për median greke.

Djali në çmendinë, vajza ikën në Gjermani
Një familje e qetë dhe punëtore u shkatërrua plotësisht atë natë. Dy prindërit u vranë në mënyrë të tmerrshme. Djali që kishte probleme mendore pësoi shok të rëndë psikologjik dhe është shtruar në spital psikiatrik. Kurse vajza e vogël e familjes braktisi shkollën dhe ka ikur në Gjermani.

Historia e çiftit
Çifti i pafat, sipas familjarëve ishin bashkë që nga viti 1988. Në atë kohë burri, Thanasi ishte ushtar dhe u njoh e u dashurua me Helenin, një vajzë të bukur. Dashuri e menjëhershme dhe pas pak kohe Thanasi e rrëmbeu duke u martuar dhe krijuar familje me të.

“Ishin një çift shumë i dashur dhe i lidhur. Çfarë mendonte njëri e bënte tjetri. Nuk kishin probleme. Si të gjithë në këto kohë krize në Greqi, puna u kishte rënë. Jeta e tyre në përgjithësi shkonte mirë, veç problemit që në lindje që kishte djali. Eleni qëndronte gjithë kohës me të, e kishte lidhur jetën pas djalit. Për këtë arsye ajo nuk punonte. Por, burri Thanasi ishte një “luftëtar” i vërtetë. Punonte ku të mundej dhe e nxirrte rrogën, Nuk ishte as i pasur, as me punë të pista nuk merrej dhe asnjëherë nuk kishte krijuar probleme si në Greqi, ashtu edhe në Shqipëri”, ka thënë për median greke një nga miqtë e ngushtë të familjes.

Jeta në Greqi
53-vjeçari i pafat, bashkë me gruan e tij së bashku shkuan në Greqi për një jetë më të mirë në 1995. Aty rritën fëmijët i çuan në shkollë. Burri punonte si usta në ndërtim, i specializuar në punimet me gurë dhe në këtë mënyrë krijoi të ardhura të mira.

Ishin njerëz të mirë të jetës së vështirë të përditshme. Nuk kanë shqetësuar asnjëherë njeri. Ata ishin në Greqi për 22 vite dhe nuk kanë krijuar asnjëherë në asnjë vend ndonjë problem”, kanë thënë familjarë të çiftit të vrarë.

Çifit ka jetuar fillimisht për disa vite në gadishullin e Peleponesit si dhe në krahinën e Manit. Më pas ata u shpërngulën në Athinë, fillimisht në lagjen Agio Stefano më pas në Marusi dhe në fund në Peristeri, aty ku ndodhi edhe vrasja.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/YmRSteaB99A?ecver=1″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>
a.ç

a.ç

Next Post
Kur të mbetet droga në derë 8 muaj para zgjedhjeve

Analiza/ Bojkoti dhe protesta, PD ndahet në 3 klane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In