Në një rrëfim ekskluziv për gazetarin Edison Vatnikaj, Alma Kaçi, vajza e videos erotike me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici ka treguar të vërtetat e saj.
Kaçi: Viktima në këtë rast doli abuzues dhe abuzuesi viktimë. Unë jam një aktiviste për mbrojtje ne kafshësh dhe i mbroj ato. Vajtja në atë zyrë ndodhi sepse kisha dëgjuar se Gjici ishte abuzues dhe ai do të bënte ato veprime që bëri në ato video. Nuk e besoja në fillim se diçka e tillë mund të ishte mundur.
Fabula në fillim ishte një projekt. Hera e parë që shkova u prezantove, folëm për projektin, ndërsa ai krijoi afrimitet qysh në herën e parë. Mua më la të kuptoja se çdo gjë ishte e vërtetë. Pas zgjedhjeve që fitoi mandatin shkoj sërish atje dhe motivimi ishte për ta demaskuara një titull që abuzon me zyrën e shtetin. Unë nuk jam e para, çdo femër atje… sepse këtu kanë frikë të denoncojnë dhe stepen. Unë e mora guximin dhe e demaskova një njeri të tillë.
Por sipas saj, Gjici që në takimin e parë, kishte nisur që ta ngacmonte seksualisht, duke kërkuar që të afrohej me të.
Ajo tha se në takimin e dytë, shkoi me qëllimin që ta demaskonte Gjicin, pasi sipas saj, të gjitha femrat duhet ta ngrenë zërin kundër abuzimeve.
“Besoj u bëra e njohur për shkak të një video që nuk është nevoja ta speciofikoj, sepse mbarë opinioni publik e di. Më vjen keq se u keqinterpretua, abuzuesi doli viktimë dhe viktima abuzues. Është e vërtetë që jam një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Kisha dëgjuar që ish-kryetari i bashkisë atje, ishte abuzues.
Vajtja në atë zyrë atje erdhi pasi kisha dëgjuar se ish-kryetari i Bashkisë atje ishte abuzues. Një femër po të vinte atje, direkt do të bënte ato veprime. Kur e dëgjova nga qytetarë të ndryshëm, nuk e besova. Kur shkova për herë të parë, u prezantova, folëm për projektin, ai që herën e parë nisi po krijonte afrimitet. Jo ulu këto, jo ulu aty që të afrohej.
Pas zgjedhjeve që fitoi mandatin, unë shkoj sërish atje dhe motivimi ishte të demaskoja një zyrtar. Të abuzosh kështu dhe të garantoj që unë nuk jam e para. Çdo femër atje… Unë kam frikë të denoncoj, sepse më vret, më bën, ka lekë. Unë e mora guximin, e demaskova një njeri të tillë. Kur ra Covidi, del një lajm te JOQ që Bashkia e Kukësit po helmon qentë. Bashkia e Kukësit i ka helmuar qentë dhe unë dal publikisht hapur. I nis mesazh para zgjedhjeve dhe ai nuk mbajti mend fare që kishte komunikuar me mua.
Prezantimi i projektit, projekti gjithmonë ka qenë fabul. Dita e dytë, nuk është se kanë qenë ditët rresht. Shkova të nesërmen te zyra e tij, projektin e kisha për të hyrë në bisedë me atë. Ditën e dytë nuk i kam nisur asnjë projekt, sepse nuk ka qenë motivi projekti, por ka qenë demaskimi i një personazhi publik. Nuk është iniciativë personale, unë kam gati 11 vite që merrem me punë investigative.
Ka qenë një filmim, sepse në zyrën e tij ishte shumë e vështirë të hyje me sende personale, ka qenë diçka që nuk ishte e thjeshtë. Kam qenë në rol, kam qenë një Almë tjetër, e transformuar tërësisht. Kam patur mesazhe dhe telefonata nga nënkryetari i Bashkisë”, është shprehur Kaçi./m.j