• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Videoja e pengut të Hamasit shfaqet në Times Square, i vëllai flet para OKB

by A R
06/08/2025 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Times Square, është publikuar videoja shokuese e pengut izralit, Evyatar David që po mbahet nga Hamasi. Në zyrat e Kombeve të Bashkuara, vëllai i tij i ka dërguar mesazh Këshillit të Sigurisë: “Veproni  tani para se të jetë tepër vonë. Shpëtojeni, kthejeni në shtëpi.”

Në New York ishte dita e David, një fytyrë tragjike mes pengjeve që Hamasi mban prej thuaje dy vitesh.  Imazhet u shfaqën në një nga ekranet gjigante të Times Suqare, në një nga zonat me më shumë turistë.  Fushata u sponsorizua nga Ministria e Jashtme izraelite dhe Konsullata e Përgjithshme në New York që donin të tregonin Evyatar në robëri.

Në njërën anë të ekranit shkruhej: “I injoruar nga media që është shumë e zënë për të ripërsëritur propagandën e Hamasit.” Një kilometër e gjysmë më tutje dhe disa orë më vonë, në një videotelefonatë me Këshillin e Sigurisë të OKB, Ilay David bëri  thirrje për lirimin e të vëllait, Evyatar dhe të pengjeve “të gjallë e të vdekur” që mbahen nga Hamsi.

20 besohen të jenë të gjallë, 30 janë të vdekur. Ilay u paraqiti anëtarëve të Këshillit foto të të vëllait,  përfshirë disa fragmente nga videoja.

“Ai është njeriu më i mirë që kam parë. Më ndihmoi të isha një bir më i mirë. Ai luan në kitarë që kur ka qenë dhjetë vjeç, shkonte në festivalet e muzikës për të festuar për jetën, të kërcente dhe shijonte muzikën që adhuron.”

Pasi i shfaqi dorën “mishtore” të një terroristi të Hamasit duke filmuar Evyatar, Ilay tha se të gjithë pengjet po vdesin urie për shkak të “një fushate propagande të sëmurë.” Ai tha se ata kanë humbur gjysmën e peshës. “Vëllai im peshon rreth 40 kilogramë.”

“Kërkoj lirimin e menjëhersshëm të pengjeve, të vdekur dhe të gjallë.  Ju nuk duhet vetëm ta kërkoni, por të aplikoni çdo presion. Kërkoj një thirrje që ndihma humanitare të shkojë te pengjet. Heshtja juaj është fytyra bashkëpunëtore e kësaj mizorie. Nuk kemi kohë”, tha ai para Këshillit.

Mesazhi u dërgua pas orës 10 të mbrëmjes në Izrael. Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar ishte në dhomën e Këhillit të Sigurisë sëKombeve të Bashkuara, pak metra larg homologut palestinez, Riyad Mansour.

Vetëm pak më parë, Sa’ar e kishte quajtur Hamasin “nazist dhe satanist” duke akuzuar vendet që njoftuan njohjen e shtetit të Palestinës për sabotim të marrëveshjes së pengjeve.

Jashtë Këshillit, mbi 100 njerëz ishin mbledhur për të kërkuar lirimin e pengjeve. Ata tundnin flamurin izraelit dhe mbanin pankarta me fytyrat e të burgosurve të Hamasit, përfshirë Evyatar David.

Next Post
Parandalohet krimi, 41-vjeçari kanosi me kallashnikov familjarët e tij

Parandalohet krimi, 41-vjeçari kanosi me kallashnikov familjarët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In