• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Videoja” e dytë e “Babales”, tregon më shumë se e para!

by Mero Baze
10/10/2018 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike po zhytet përditë e më shumë në spiralen e një historie të sajuar keq dhe dhe sot heronjtë e saj, janë dy kunetër ordinerë nga Vlora, të cilët vetëm një gjë nuk përgënjeshtrojnë në çdo histori, që duan lekë për atë që thonë.

I pari, heroi kryesor i PD, është në duart e Policisë së Kosovës dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri, ndërsa i dyti, është në duart e Policisë në Tiranë.

Pasi është mësuar nga PD, se ai ka telefonuar policinë me dëshirë të tij dhe ka dëshmuar sipas kodit të procedurës penale para prokurorit, duket se ka pasur një telash të ri nga njeriu më i afërt i Lulzim Bashës.

Badigardi i tij, që dikur ka drejtuar Policinë Bashkiake të Tiranës, ka sajuar atë që quhet “Babale 1”, fraksion 2.

Ai shihet qartë në video, që më shumë se sa të pyesë, ka hall që Alizoti të pohojë pyetjet e tij të tipit, “ishte dhe Taulant Balla aty”, “Ishte Ard Veliu” etj.

Në fakt, videoja e dytë është më e rëndë se e para.

E dyta është më e rëndë, pasi tregon se operacionin e dytë, e ka drejtuar vet Lulzim Basha.

Pasi ka rënë në panik nga denoncimi që ka bërë Alizoti në polici për historinë e “Babales”, Lulzim Basha ka kërkuar jo vetëm frikësimin e tij, por praktikisht e ka marrë peng përmes badigardit të tij, të quajtur “gishtpremi”.

Rrëmbimi i dhunshëm nga badigardi personal dhe familjar i Lulzim Bashës, tregon se në krye të këtij operacioni nuk qëndron Salianji, ai është thjesht një ushtar.

Operacini drejtohet nga vet Lulzim Basha, dhe se ai ka tentuar të marrë edhe kontrollin për sigurinë e alibisë, pas dekonspirimit të “Babales”.

Videoja e dytë është më e rëndë se e para, pasi provon që videoja e parë, ka qenë një fallsifikim me vetëdije dhe tani është bërë urgjente të deklasohen personazhet, duke thënë që ata janë jo seriozë dhe siç na kanë gënjyer ne, mund të gënjejnë dhe Prokurorinë.

Videoja e dytë në fakt është një akt i mirëfilltë i përpjekjeve për fshehje të krimit dhe prishje të provave, nga vet Lulzim Basha.

Është ku e ku më larg, se akuzat e Bashës që “Xhisela po flet nën presion” se është e kërcënuar.

Alizoti duket jo vetëm i kërcënuar, por i terrorizuar nga badigardi i Luzlim Bashës, që e merr në pyetje.

Nga ana tjetër, videoja e dytë hedh dritë mbi gjithë sistemin e falsifikimit përmes kasetave të Lulzim Bashës, pasi lidh disa histori bashkë.

Një detaj që tregon se tek historia e Xhiselës dhe policit Nuhu, si dhe tek kaseta e Alizotit, është e njëjta dorë, është detaji që lidhet me Taulant Ballën.

Siç po del, ky regjistrim është bërë diku nga qershori, kur u muar vesh që kunati i “Babales” ka denoncuar skandalin në Prokurori.

Qysh atëhere, Basha ka vënë në fokus Taulant Ballën dhe mes pyetjeve të imponuara, duket që është dhe ajo për Taulant Ballën.

Ndërkohë, ky operacion dekonspiron dhe skenarin e policit Nuhu, të cilit po ashtu si Alizotit, i është imponuar përmendja e Ballës.

Pra, vetë emri i Taulant Ballës në të dy kasetat, si të policit Nuhu, dhe të Alizotit,tregon se ato janë bërë nga një dorë, kanë një ide dhe tipologji, dhe janë strategjia me të cilën Basha po tenton të prodhojë një steriotip negative të kundërshtarit përmes kasetave të prodhuara në SHQUP.

Në fund, videoja e dytë tregon dhe degradimin e nivelit të PD dhe personazheve në dorë të të cilëve ka mbetur.

“Babalja” dhe kunati i tij janë personazhe të rekrutuar nga PD për aksion politik në Vlorë.

Dikur në atë qytet PD ka pasur Ibrahim Vasjarin, Elham Sharrën, Roland Tafilin apo Gëzim Zilen, dhe ka fituar me ta edhe në mars 1991, ndërsa sot ka “Babalen” dhe Alizotin, dhe nuk merr dot as dy deputetë në gjithë Qarkun. Dhe kjo, falë mënyrës se si Lulzim Basha e ndërton politikën, duke bërë partner jo demokratët apo personalitet me integritet, por llumin e qytetit.

Pra ajo që është e re nga videoja e dytë, është se na tregon më shumë se çfarë dinim për videon e parë të “Babales”, na tregon se në PD ekziston një grup që merret vetëm me prodhim videosh për kundërshtarët, të gjitha të sajuara, dhe mbi të gjitha na tregon se Lulzim Basha është në krye të këtij operacioni.

“Video-montazhet” janë të vetmet ide të tij politike dhe të vetmet mjete politike që po përdor deri më sot.

Për të qenë të sinqertë, as videot nuk nuk janë ide e tij, por të kunatit, pasi kompania e kunatit të vet, ka investuar boll para në këtë fushë.

Ai video shet, ose si reklamë dhe gjoba për biznesin, ose si gjoba për politikën.

Next Post
Fushata kundër kancerit të gjirit, ja datat e mamografisë së lëvizshme

Fushata kundër kancerit të gjirit, ja datat e mamografisë së lëvizshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In