Autoriteti i Mediave Audiovizive u bën thirrje mediave të heqin videon e një gruaje të re nga Librazhdi e cila u linçua sot me pamjet e dhunës nga vjehrra dh i vjehrri i saj të cilat u bënë virale në rrjet. AMA përmes një deklarate për mediat u kërkon të gjithë atyre që e kanë publikuar videon të heqin këto pamje të rënda të cënimit të dinjitetit njerëzor.
Reagimi i ashpër i AMA-s:
Ajo që për fat të keq ka ndodhur në një familje, nuk mund të amplifikohet mediatikisht duke nxitur spirale të urrejtjes dhe hakmarrjes, të cënimit të personalitetit.
Ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, duke përcaktuar parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive, saktëson dhe se operatorët, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private dhe të mos lejojnë transmetime që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve (neni 4, pika 2/d dhe 2/dh).
Po kështu në nenin 33, ku flitet për detyrimet e subjektit të licencuar, duhet që, “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale; të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit në çdo program të transmetuar nga OSHMA-të dhe mjetet e përdorura për të realizuar këto programe.
Ndaj dhe AMA kërkon nga redaksitë mediatike respektimin e kërkesave ligjore, për të evituar qarkullimin e përmbajtjeve të tilla të papërshtatshme, që nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe nxisin intolerancë. Po ashtu fton çdo media/OSHMA që e ka publikuar videon të heqë nga mjetet e saj të informimit ato pamje të rënda të cënimit të dinjitetit njerëzor.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Po të mos i tregonin familjarët e të shoqin,ajo do i akuzonte njerëzit e burrit se po e dhunonin.Kjo tregon se gjykatat shqiptare nuk bëjnë drejtësi.Jam kundër linçimit të gruas,por ju nuk jeni kundër imoralitetit? E ka futur në krevatin bashkëshortor,brenda shtëpisë së burrit.Nuk është në hotel,apo në shtëpinë e saj.Në vend t’a dënoni sjelljen imorale të saj,i mbani edhe anën.Duhet diskretituar dikush që të jenë mend të tjerat Vetëm gratë paskan të drejtë.Vetëm ato dhunohen.Po kur dhunohet burri,familja e tij dhe kur çnderohet krevati bashkëshortor nga gra imorale? Në çdo vend të botës dënohet tradhtia bashkëshortore,bile me ligje shumë të egra Zonjat tona bëjnë çfarë u do qejfi me burrat dhe thonë pastaj na dhunuan.Drejtësi shoqërore të barabartë për burrat dhe gratë.
Ajo video, duhet të hiqet menjëherë nga qarkullimi.
Pa derman.
Por, sa për dinjitet njerëzor, të gruas lakuriq, me jaranin (edhe ky lakuriq), në krevatin bashkëshortor, është ti bësh MUTIN këtijë morali njerëzor.
Tjetër gjë është etika mediatike, dhe tjetër është morali dhe dinjiteti i kesajë lëtyre rurale e etur për seks, të cilin, shumë mirë, mund ta kryente nëpër ferrat e katundit apo hotelet e zonës, opo gjithkund tjetër, por jo në krevatin bashkëshortor. Është një skandal. Pse kjo është e moralshme ?. Po kjo anë, pse nuk shikohet ? Turp edhe për AMA-n.