Kina tregoi aftësinë e saj shtarake së bashku me një sërë risish të teknologjisë në fushën e armatimit gjatë një paradë për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të martën.
“Nuk ka forcë që lëkund Kinën”. Ky është mesazhi i presidentit Xi Jinping në fjalimin e mbajtur në sheshin “Tiananmen”, përpara se të ndiqte paradën ushtarake në 70-vjetorin e Republikës Popullore.
“Nuk ka asnjë forcë që mund të tronditë themelet e këtij kombi të madh,”-u tha Xi delegatëve të ftuar nga sheshi Tiananmen, ku Mao Zedong shpalli Republikën Popullore të Kinës në tetor 1949. “Asnjë forcë nuk do të jetë në gjendje të ndalojë marshimin përpara të popullit dhe kombit kinez.”, shtoi Xi Jinping, duke iu referuar çështjes së Hong-Kongut, Makaos dhe Tajvanit.
I veshur me uniformën tipike maoiste, nga makina presidenciale, Xi ndoqi paradën ushtarake, e cila shpalosi armatime të rënda si Df-41, raketa balistike ndërkontinentale të afta për të transportuar deri në dhjetë raketa bërthamore dhe për t’u kthyer në një kërcënim të mundshëm për të gjithë territorin e SHBA-ve.
Autoritetet në Pekin mbyllën rrugët, ndaluan fluturimet e balonave, madje urdhëruan që pëllumbat të mbaheshin mbyllur në kafaz mes masave të marra për ruajtjen e sigurisë gjatë eventit të mbajtur për festimin e rrugëtimit të Kinës nga një vend i shkatërruar nga lufta në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Armët e reja, përfshirë një raketë bërthamore balersonike hipersonike, parakaluan gjatë paradës duke treguar edhe njëherë forcëne këtij vendi të madh.

































g.kosovari










