Dy persona humbën jetën pasi një automjet tip Porsche ka ‘fluturuar’ në ajër dhe është përplasur në katin e dytë të një ndërtese.
Aksidenti aspak i zakontë ndodhi në New Jersey. Në timon ishte 22-vjeçari Braden DeMartin. Bashkë me të në makinë ndodhej edhe një pasagjer, 23-vjeçari Daniel Foley.
Si duket shoferi i automjetit ishte duke ecur me shpejtësi shumë të lartë dhe në momentin që u përplas me një barrierë ndarëse në rrugë, makina fluturoi në ajër e më pas u përplas në katin e dytë të ndërtesës aty pranë.
Fotografitë tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë një vrimë të madhe në katin e dytë të ndërtesës me tulla.
Fotografitë e Porsche të vitit 2010 tregojnë dëmtimin e rëndë që pësoi gjatë përplasjes, pjesa e pasme e saj u shtyp plotësisht dhe u mbyt.
Shenjat e rrëshqitjes ishin të dukshme përgjatë katër korsive të rrugës që çon deri në ndërtesë.
Sipas ekspertëve, prona në të cilën u përplas makina, duhet të shembet e gjitha pasi është dëmtuar rëndë.
Megjithatë autoritetet arritën të nxjerrin automjetin.
Ish e dashura i bëri një dedikim prekës në mediat e saj sociale: “Të kam dashur me çdo atom e molekulë që ndodhet në trupin tim. Do të dua gjithmonë. Marrëdhënia jonë ishte një nga historitë më të mëdha të dashurisë.Faleminderit që ishe pjesë e jetës sime dhe faleminderit që me tregove sesa shumë mund të dua dikë”,
Të dy DeMartin dhe Foley ishin të vdekur kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes.
Më vonë të Dielën autoritetet konfirmuan identitetin e tyre dhe se DeMartin ishte shoferi. /Javanews














g.kosovari











