• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO+FOTO/ Pirro Dhima ‘prish zinë’, rigjen dashurinë 4 vite pas ndarjes nga jeta të ish-gruas. Kush është sportistja që i vodhi zemrën

by Java News
06/12/2021 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër herë kampioni olimpik i Peshëngritjes, Pirro Dhima, me të dashur të re. Kështu bëjnë me dije mediat greke, të cilat thonë se ish-peshëngritësi i njohur në shkallë botërore e ka lënë pas zinë për ish-gruan gazetare, e vdekur para 4 vitesh.

Pirro Dhima ishte mbështetja e saj gjatë gjithë kohës që luftonte për jetën me sëmundjen e pashërueshme. Ish-kampioni botëror u përpoq të rrinte larg mediave me jetën e tij personale dhe e jetoi zinë larg vëmendjes.

Tani, 4 vite pas ndarjes nga jeta të ish-gruas së tij, me të cilën ka edhe katër fëmijë, ai buzëqesh sërish, pasi është i dashuruar. Gruaja që i ka rrëmbyer zemrën është ish-atletja olimpike helene, Afërdita Skafida.

Në fakt, të dy kanë bërë tashmë daljen e parë publike në premierën e lokalit të natës, ku shfaqet Antonis Remos, ndërsa kamera e “Happy Day” i ka takuar në një event të organizuar nga Ioanna Ciambani.

“Jemi të gjithë këtu për t’i uruar ditëlindjen Ioanna-s dhe punë të mbarë në dyqanin e ri. Nuk e kam idenë çfarë është moda, por Ioanna po ia del shumë mirë”, – tha Pirro Dhima në kamerën e emisionit të Stamatina Tsimcilit.

Po kush është Afërdita Skafida, që i ka rrëmbyer zemrën Pirro Dhimës? Ajo është 39 vjeçe, një gjimnaste profesioniste, që ka marrë pjesë në dy edicione të Lojërave Olimpike. Afërdita garon edhe në kërcimin së shkurtëri.

Po çfarë pati thënë para një muaji Pirro Dhima mbi ndarjen nga jeta të ish-gruas? “Përjetuam një dhimbje të madhe, sepse bashkëshortja Anastasia humbi jetën në vitin 2018. Ne ende po përpiqemi të mbledhim eshtrat tona nga humbja e saj.

Me angazhimet e mia midis SHBA-së dhe Athinës gjërat nuk ishin aq të lehta. Tre nga katër fëmijët aktualisht jetojnë në Greqi, ndërsa Maria studion për biologji në një universitet në Çikago. Gjatë këtyre viteve ne kemi bërë Çikago-Athinë sikur të ishte Kypseli-Kolonaki. Jemi një familje e lidhur ngushtë, pavarësisht faktit që jetuam larg njëri-tjetrit.

Të gjithë po përpiqemi të mbështesim kryesisht të voglin, që është ende 12 vjeç. Ai ka nevojën më të madhe për mbështetje. Asgjë nuk është e lehtë në jetë. Ajo që dua t’u përcjell fëmijëve të mi për të ardhmen e tyre është të jetojnë çdo ditë veç e veç dhe të shijojnë jetën.

Kanceri (nga i cili vdiq ish-gruaja) është një çështje shumë e vështirë dhe ka njerëz që luftojnë çdo ditë për të gjetur kurën për të. Kur i ndodhi gruas sime, unë thashë: Pse ne? Por duke bërë kimioterapinë e saj, pashë foshnje dhe fëmijë të vegjël rreth nesh dhe kuptova se nuk jemi vetëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jetojmë dhe të shijojmë çdo ditë të jetës sonë”.

g.kosovari

Next Post
OSSH: Situata e furnizimit me energji, problem rrufetë

OSSH: Situata e furnizimit me energji, problem rrufetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In