Rasti i një vajze 22-vjeçare nga Armenia ka habitur mjekët. Satenik Kazaryan u shfaq në spital me dhimbje të tmerrshme që shkaktohen nga kristalet që nxjerr nga sytë.
“Isha tek dentisti dhe mu duk sikur më hyri pluhuri në sy. Kjo më lëndoi. Shkova tek oftalmologjisti dhe më dolën disa kristale nga sytë. Tani, jeta ime e përditshme është kthyer në makth”, tha ajo.
Në fillim, mori një trajtim që duket se e qetësoi por më vonë i dolën më shumë kristale dhe ilaçet nuk i bënin më efekt. Specialistët nuk arrinin ti besonin. Ata i kanë dërguar për analizë kristalet dhe nuk ka asnjë diagnozë.
Vajza është e shqetësuar se lotët e kristaltë mund të jenë shenjë e problemeve më serioze. Por fatkeqësisht nuk bën dot trajtime më të thelluara pasi familja është e varfër.
“Të gjithë mjekët janë në gjendje shoku.
Ata nuk kanë hasur në një sëmundje të tillë dhe nuk dinë ta trajtojnë atë.
Ata as nuk e kanë diagnostikuar atë“, tha ajo
E afërmja e saj Svetlana Avagyan tha: ‘Kur hoqëm kristalin e parë, menduam që qelqi të merrej në sy gjatë punës në fermën tonë. Por dhimbja nuk ndalet dhe ne vazhduam të merrnim më shumë kristale nga sytë e saj.
Kështu e çuam te mjeku. Në fillim ata nuk na besuan…. askush këtu nuk ka parë diçka të tillë më parë‘.
Një mjek madje i tha asaj të largohej, duke besuar se ajo po e falsifikonte gjendjen e saj, por tani pranohet që lotët e kristaltë janë të natyrshëm, tha vjehrra e saj Zemfira Mikaelyan.
Nënë e një vajze, ajo u martua në moshën 15 vjeç.
Zëvendësministri armen i shëndetësisë Oganes Arutyunyan tha se çështja e gruas po studiohet./ javanews







g.kosovari











