Kylie Jenner ka rritur temperaturat këtë të shtunë, teksa ka pozuar para kamerës me reçipeta që i ekspozonin gjoksin. 23-vjeçarja ishte e veshur e gjitha me të bardha, një palë tuta, reçipeta dhe krahëve kishte hedhur një triko.
Edhe pse e veshur sportive, miliarderja e re kishte zgjedhur një palë sandale me taka për ta kombinuar me veshjen e saj. Ylli i “Keepin Up With The Kardashians”, u shfaq gjithashtu serioze në këto poza, duke u dukur më seksi dhe provokuese.
Këto postime vijojnë që nga dita e premte, ku ajo postoi disa foto e video në “Instastory”, ku ekspozonte linjat e saj trupore. Por postimet e dy ditëve më parë u mbyllen me një video të shkurtër ku tregonte dyert e LaFerrari-t të saj të zi, plot shkëlqim.




Jenner është kapur mat teksa shëtiste me makinën e saj luksoze në Los Angeles, të shtunën pasdite. Kujtojmë se LaFerrari është një dhuratë nga ish-i dashuri i saj, Travis Scott, pasi solli në jetë vajzën e tyre Stormi më 1 shkurt të vitit 2018.
Makina ka kushtuar 1.4 milion dollarë dhe është një nga të rrallat, me vetëm 499 që janë prodhuar.



