Ky është momenti tronditës kur një grup emigrantësh shihen duke dalë fshehurazi nga një kamion i cili ka shkelur në tokën britanike, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”.
Mësohet që kamioni nga ku doli grupi me 5 emigrantë është në pronësi të një kompanie industriale në Essex të Anglisë.
Pesë burrat dolën jashtë nga pjesa e pasme e kamionit duke grisur mbulesën e tij në momentin kur ka bërë një ndalesë në Stonehouse Estate në Purfleet, Essex, në orën 11:30 të së enjtes.
Sipas “Daily Mail” çdo emigrant që kërkon të shkojnë në Britaninë e Madhe në një mënyrë të tillë, është një burim rreziku për jetën e tyre.
Ndërsa sipas një dëshmitari, njëri prej emigrantëve që u hodh nga kamioni, kishte thirrur: Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm.
5 personat janë larguar nga vendngjarja para se të arrinte policia.
‘Unë isha jashtë duke pirë cigare dhe dëgjova zhurmat në kamion dhe pashë që një person po dilte nga pjesa mbrapa dhe fillova të filmoja. Pasi regjistrimi u ndal, askush nuk iu afrua atyre për arsye sigurie dhe ata të gjithë iknin’, tha dëshmitari që po i filmonte.
Emigrantët vazhdojnë ende të rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar Kanalin në pjesën e pasme të kamionëve, megjithë vdekjen tragjike në tetor.
Rasti i fundit më tragjik i emigrantëve është edhe ngjarja fatale e 39 personave që vdiqën brenda kamionit.
Trupat e 39 shtetasve Vietnamezë, përfshirë dy djem 15-vjeçarë, u gjetën në kamion frigorifer në një park industrial në Grays, në orët e para të 23 tetorit, menjëherë pasi kamioni arriti nga një traget nga Zeebrugge, në Belgjikë. /Javanews




g.kosovari










