Artisti i njohur, Nikos Vertis ka performuar në orët e para të mëngjesit në të ashtëquajturin ishullin e VIP-ave në Mykonos. Edhe pse bileta vijonte nga 350 euro më e lira në 15 000 euro çmimi i tavolinës në rreshtin e parë, asnjë vend nuk ishte i lirë, ndërsa mediat raportojnë se në disa tavolina kostoja totale shkoi mbi 500 mijë euro.
Koncerti nisi në orën 23:00, por artisti Nikos Vertis u shfaq pikërisht në orën dy e çerek të mëngjesit ku për pritjen e tij ishte organizuar një shfaqje për rreth tre minuta me fishekzjarre.
Tavolinat e para dominoheshin nga fansat fanatikë të këngëtarit, të ardhur nga Izraeli me avionë privatë, por tavolina më qendrore ishte në pronësi të familjeve Zain dhe Khouri që pritën shumë miq të tyre, si dhe pronaren e anijes Melina Travlou dhe Chrysantho Pana.
Vertisi këndoi pa pushim për rreth tre orë e gjysmë dhe emocionoi turmën ndërsa skena ishte e strukturuar dhe e ngritur në mënyrë të tillë që ai kaloi edhe tavolinat e fundit , duke dashur të falënderonte njerëzit që mbushën vendin.
Seria e tavolinave të para kishte një konsum minimal prej 15.000 eurosh dhe të interesuarit duhet të paguanin gjysmën e tij paraprakisht, pra 7.500 euro për të siguruar rezervimin. Çmimi përfshinte një menu ushqimore, një vodka prej tre litrash, një shampanjë 1.5 litra dhe një shishe tequila premium./albeu.com
g.kosovari