Lionel Messi është një ndër futbollistët më të dashur në botë, dhe ky nuk është aspak një lajm i ri. Shpesh herë futbollistë të ndryshëm janë zënë me njëri-tjetrin se kush do ta marrë pas ndeshjes fanellën e tij.
Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me Bonuccin e Chiellinin, të cilët kanë diskutuar mes tyre para përfundimit të ndeshjes se kush duhet ta marrë fanellën e tij.
Në fund fitues doli Bonucci, i cili arriti që të merrte fanellën e Messit, që u shfaq mjaft i mërzitur nga eliminimi i djeshëm në Champions.
c.a











