Të paktën 300 persona janë përfshirë në një betejë masive me topa dëbore në Bristol.
Vendasit kthyen në argëtim temperaturat e ftoha të dimrit, pasi një student nga Universiteti i Bristol, Carlos Sandin krijoi një event në Facebook të quajtur ‘Lufta masive me dëborë’ dhe qindra njerëz treguar interesin e tyre në lidhje me eventin që u bë viral.
Studenti i i Inxhinierisë së Hapësirës Ajrore siguroi që njerëzit e interesuar për të marrë pjesë në betejë të ndaheshin në dy grupe dhe vendosi rregulla për të shmangur çdo incident e njerëzit të ishin të sigurtë.
“Pjesëmarrja ishte padyshim e habitshme, 10 minutat e para ishte vetëm banesa ime dhe pastaj papritmas të gjitha filluan të vijnë e u mblodhën aty,“-tha ai për Daily Mail.
Pamjet e pabesueshme të betejës në Clifton Doëns tregojnë njerëzit duke u argëtuar pafund.