Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë festën e Sulltan Nevruzit nga familja e ish-kreut të Kryegjyshatës së Bektashinjve, Baba Reshat Bardhi.
Kryemistri shoqërohej nga Ministri i Brendshëm në detyrë, kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri.
Kreu i qeverisë është pritur me nderime nga familjarët e Baba Reshat Bardhi të cilët i kanë servirur ashuren, ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste.
Kryeministri Edi Rama ka qëndruar për disa minuta në shtëpinë e të ndjerit Baba Reshat Bardhi. Rama ka diskutuar për problemet të ndryshme të vendit, vështirësitë me të cilat u ndesh kur mori qeverisjen 4 vite më parë, por nuk la pas as batutat.
Kryeministrit i tërhoqi vëmendje një vajzë e vogël e cila ndodhej pranë tij në dhomën e pritjes.
I befasuar, Rama e ka marrë në krah dhe e ka quajtur “shoqe të Zahos”, por familjarët treguan se foshnja është vetëm katër muajshe.
“Uaaa, po kjo, kush është kjo, kjo është shoqja e Zahos.
Po ti ke qenë kaq e vogël, e mbarë me flokë, për t’ja pasur zili, gjithë këto flokë, Zahon e kemi qeros, e kemi si ‘lulëkuqet mbi mure’ se e kemi edhe katundar Zahon, rri në Surrel, rri me pulat e me lopët e me qenin atje, janë një grup shokësh e shoqesh atje”
Live (2) – Në familjen e një shqiptari të mirë dhe miku të paharrueshëm, Baba Reshat Bardhit???
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 22. März 2017
https://www.facebook.com/edirama.al/?fref=ts
Ndryshe nga kryeministri, kryeparlamentari Meta mori pjesë në festimet e Kryegjyashatës Botërore Bektashiane.
a.ç