• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Zyrtarët e lartë të PD, Kadilli dhe Bozdo, dhunojnë të moshuarin në rrugë

by Java News
01/02/2018 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamerat kane fiksuar momentin e një icidenti ku janë përfshirë dy zyrtarë të lartë të PD dhe një qytetarë i moshuar. Ish-deputeti PD, Fatbardh Kadilli dhe ish-zv/ministri Enno Bozdo rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, kanë qenë duke ecur në rrugën e njohur si Pedonalja në afërsi të Kuvendit.

Siç shihet nga pamjet e fiksuara ekskluzivisht nga kamera e Report TV atyre i është afruar një person i cili ka nisur të ulërasë. Sekretari organizativ i PD Enno Bozdo ka tentuar ta qetësojë duke bashkëbiseduar por ka dështuar ta bindë atë. Situata është agravuar deri aty sa një moment Fatbardh Kadilli i ka kërkuar të ndërpresë sharjet.

Por debati dhe ulërimat prej qytetarit kanë vijuar çka ka sjellë një reagim të fortë nga Fatbardh Kadilli aktualisht Sekretar për Burimet Njerëzore në PD, i cili fillimisht e godet me këmbë e më pas me grusht. Enno Bozdo ka tentuar të shuaj sherrin duke shtyrë qytetarin. Një tjetër person aty pranë ka ndërhyrë për ta shuar sherrin e larguar Kadillin nga vendi konfliktit.

Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli janë larguar duke vijuar së ecuri në pedonale në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Për këtë ngjarje Report TV kontaktoi Z. Kadilli i cili dha këtë shpjegim: “Isha me Z. Bozdo duke ecur në rrugë kur papritur një qytetar nisi të ulërasë duke na ofenduar me fjalët: Ju deputetët që na pitë gjakun……..e fyerje të tjera shumë të rënda”.

I shpjeguam, thotë Kadilli, se nuk jam më deputet. Megjithatë, sqaron Kadilli, agresiviteti i tij sa vinte e shtohej kundrejt nesh. “Madje fjalori i tij ishte shumë banal”. Më tej, Kadilli shpjegon se u gjet në një situatë të papritur përballë ofendimeve intensive të një personi në një kohë ku ai nuk mban asnjë post publik apo atë të deputetit për të cilin po ofendohej dhe ishte pikënisja e sherrit. “Isha i detyruar të reagoja në atë formë, dhe cilido person që do të ishte në pozicionin tim përballë lumit të ofendimeve, do bënte të njëjtën gjë”, tha Fatbardh Kadilli.

 

 

 

Next Post
Publikohet ‘lista e zezë’ e destinacioneve turistike që duhen shmangur në 2018

Publikohet 'lista e zezë' e destinacioneve turistike që duhen shmangur në 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In