Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme tek Komuna e Parisit në Tiranë.
Në një video të publikuar nga JOQ, shihet se si një vajzë pasi merr një gur në dorë, nis të godasë një makinë. Ngjarja në fjalë është regjistruar dje në zonën e Komunës së Parisit.
Ajo shihet teksa i vërsulet makinës, më pas merr një gur në dorë dhe tenton t’i thyejë xhamat e makinës.
Më pas ajo largohet drejt automjetit të saj, por një person, i cili mendohet se është burri i saj, del nga makina dhe e ndjek nga pas.
Më pas mes tyre nis një konfrontim, ku nuk mungojnë të sharat dhe shtyrjet. Skena është filmuar nga një banor i zonës./JOQ
g.kosovari