Një restorant është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mesditës të kësaj të shtune në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit”.
Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shërbimit zjarrfikës për shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Kryerja e ekspertizës pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen ndërkohë paraprakisht dyshohet se zjarri lidhet me shkaqe aksidentale./a.ç