Një bllok banimi u përfshi nga një zjarr masiv në Londër.
Të paktën 60 zjarrfikës luftuan me flakët, pas një shpërthimi të ndodhur.
Ngjarja ndodhi në Hornchurch, në lindje të kryeqytetit britanik. Për pasojë, të gjitha rrugët pranë zonës u mbyllën, ndërsa mbetjet mësohet se u shpërndanë në të gjithë hapësirën përreth.
Sipas Daily Mail, nuk dihet ende shkaku i këtij shpërthimi, megjithatë, policia ka nisur hetimet.
Sipas raportimeve në rrjetet sociale, të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur./
/a.m.