• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

VIDEO/ Zbulohet e vërteta, momentet kur 6 gylenistët largohen nga Kosova

by A R
31/03/2018 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Askush nuk kishte informacion se a u larguan nga Kosova ditën e enjte kur u arrestuan. Deri më tani gjithçka ishte e mjegullt se çfarë ka ndodhur me gjashtë shtetasit turk që u arrestuan më 29 mars në Kosovë dhe pikëpyetja më e madhe ishte se a u deportuan në Turqi?

Familjarët e të arrestuarve këmbëngulnin se të arrestuarit gjenden në Kosovë, konkretisht në pjesën e vjetër të aeroportit të Prishtinës. Mirëpo, lajmi.net ka siguruar pamje ku të arrestuarit shihet tek sa lënë Kosovën. Ata kalojnë nga pjesa e zonës VIP e Aeroportit të Prishtinës për të kaluar më pas tek aeroplani i Inteligjencës turke ku po i priste në pistë.

Të arrestuarit shihen se janë të shoqëruar nga policia e Kosovës dhe, në video shihen qartë se ata kanë kaluar në zonën VIP të Aeroportit të Prishtinës rreth orës 10:00 të mëngjesit, raporton lajmi.net. Gjithashtu pamjet e tjera tregojnë një kombi-bus që i ka shoqëruar deri të aeroplani turk për t’i nisur më pas në Turqi.

Nga ana tjetër, mediat turke, raportojnë se të deportuarit tash janë duke u marr në pyetje nga prokuroria turke.

Kujtojmë, se me insistimin e familjarëve, mbrëmë (e premte) Aeroporti i Prishtinës u kontrollua nga EULEX-i për të vërtetuar se a janë deportuar nga Kosova gjashtë shtetasit turq të arrestuar mëngjesin e së enjtes. EULEX-i gjatë kontrollues nuk gjeti asgjë.

Përveç kësaj krerët e institucioneve shtetërore, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë poseduar informacion se çfarë ka ndodhur konkretisht me të arrestuar, së paku kështu janë deklaruar para familjarëve (ku i priti në takim kryeministri Haradinaj) dhe para mediave.

Megjithëkëtë, krerët e shtetit nuk kanë qenë në dijeni, siç u deklaruan, se si ka ndodhur arrestimi i gylenistëve. Pas këtij ‘skandali’, kryeministri Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe Drejtorin e Agjencisë se Inteligjencës së Kosovës, Drilon Gashin.
Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

Pas puçit të 15 korrikut të viti 2016, Turqia akuzon Fethullah Gylenin, krerikun mysliman që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit dhe e ka deklaruar lëvizjen e tij si terroriste.





Next Post
Daçiç sërish kundër Kosovës: Nuk mund të anëtarësohet në KE, nuk është shtet

Tur në Afrikë kundër njohjes së Kosovës, Daçiç përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

January 27, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

“Shqipëria, i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh”/ Bardhi: Si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga..

January 27, 2026
“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

January 27, 2026
Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

January 27, 2026
“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In