• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Zbulohen pamjet filmike, si u ngrit alarmi nga artistët katër vjet më parë për gjendjen e mjeruar të TK

by Java News
09/04/2018 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë që po zhvillohen diskutimet nëse duhet ose jo rindërtuar godina e Teatrit të Ri Kombëtar, dashuria e spektatorëve që mbushin plot sallën e teatrit kombëtar nuk mjafton për të mbajtur në këmbë godinën. Cilësia e dobët e ndërtuar si dhe amortizimi prej më shumë se 80 vitesh kanë bërë që godina aktuale e Teatrit Kombëtar të përjetojë grahmat e fundit, për mos të thënë edhe të rrezikshme për aktorët dhe publikun. Alarmi është ngritur që në vitin 2014 nga Hervin Çuli, pra 4 vite para se të nisnin diskutimet për teatrin. Në atë kohë Çuli sapo kishte marrë detyrën e Drejtorit të Teatrit Kombëtar, ku sëbashku me punonjësit që rrinë gjithë kohës në ato momente, ngrinte shqetësimin për gjendjen e mjeruar. Siç mund të shihni edhe nga ky reportazh i zhvilluar nga gazetarja Elsa Demo që në dhjetor 2014, prania e azbestit, një substancë kjo tejet kancerogjene, e ndaluar në të gjitha vendet e Bashkimit europian dhe më gjerë në godinën e Teatrit Kombëtar përmendet gjatë këtij materiali filmik dhe është ngritur si shqetësim nga drejtori i teatrit Hervin Çuli që në vitin 2014.

Para disa vitesh muret dhe dyshemeja do të pësonin edhe të çara, shenja që dallohen dukshëm, ndërsa lagështira mbizotëron gjithë ambientet. “Është një nga elementët më prezent të Teatrit Kombëtarë sepse i gjithë institucioni i Teatrit Kombëtarë është i ndërtuar me populit, që është një masë e cila nuk përdoret në botë e cila është si kartonxhes dhe që e depërton shumë me shpejtësi të madhe lagështirën e cila futet përbrenda. Madje një nga arsyet që do ta shohim edhe më mbrapa të rrënimit shpeshherë të tavaneve të Teatrit Kombëtar është pikërisht lagështirë, e cila duke peshuar e bën që tavani të djerrët edhe që të bjerë poshtë”, është shprehur Çuli në 2014-n.

Amortizimi nuk rrezikon vetëm jetën e artistëve, por dhe të punëtorëve të këtij teatri të cilët janë të detyruar që çdo ditë të jetojnë me frikën se mos ajo do të jetë dita e fundit e jetës së tyre. “Është bërë një ndërhyrje, në mos gaboj unë në vitin ’76, që ka qenë në çati, por është ndërhyrë edhe në skenë dhe që prej asaj kohe nuk ka pasur më ndërhyrje tjetër në teatër përveçse ndërhyrjeve të pjesshme dhe sporadike me element të caktuar, pra jo në të gjithë infrastrukturën. Këtu jemi në tavanin e skenës së Teatrit Kombëtar, ai është me dërrasë në qoftë se e vini re dhe është i kalbëzuar. Krijon një lloj rrezikshmërie edhe pse ne jemi të sigurt që për momentin i kemi fiksuar shumë mirë shtangetat sepse ka peshë, shtangeta e teatrit që varet atje ka peshë. Ndërkohë punëtorët e skenës ngjiten herë pas here sipër që vendosin detaje të ndryshme të shfaqjeve të ndryshme, elementë të ndryshëm edhe prapë personi që hipën atje sipër dhe punëtori që hipën atje sipër sot nuk është në një garanci maksimale 100 % që mund të mos të mos ndodhë në një moment që tavani të çahet. Ka një amortizim të jashtëzakonshëm me kalimin e viteve. Këtu duhet ndryshuar gjithçka”, ka deklaruar Çuli katër vite më parë.

Për më tepër ndiqni reportazhin e plotë të vitit 2014 ku kamera është futur në skutat e errëta të tij dhe ku dallohet gjendja skandaloze e një godine që veçse emrin ka Teatër Kombëtar, por nuk reflekton asgjë që të meritojë një emër të tillë.

Next Post
Këto janë shenjat inatçore të horoskopit

Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që s'guxon t'u thuash "Jo"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In