Një vajzë e re, e cilësuar si “e bukura e Baghdadit” është goditur për vdekje me thikë në një rrugë plot me njerëz, pasi raportohet se refuzoi të martohej me kushëririn e saj, martesë që prindërit kishin rënë dakord.
Nourzan Al-Shammari u vra brutalisht në Bagdad, duke shkaktuar zemërim në të gjithë Irakun pasi pamjet e krimit të tmerrshëm u shpërndanë në mediat sociale.
Teksa po kthehej në shtëpi nga puna, gruaja u vra në mes të ditës nga tre persona që mbanin në dorë thika dhe kishin vënë shami në kokë, raporton The Mirror . Sipas mediave lokale, ajo u vra për të ashtuquajturën “vrasje për nder” për refuzimin e martesës.
/b.h