Burri i cili dogji Kuranin është qëlluar për vdekje në Suedi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja.
38-vjeçari Salwan Momika dyshohet të jetë vrarë brenda një apartamenti në Södertälje, Stokholm. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure. Sipas autoriteteve deri tani janë shoqëruar për në komisariat rreth 5 persona, si të dyshuarit kryesor për ngjarjen.
Salwan Momika nuk është një emër i padëgjuar. Në Qershor të vitit që sapo lamë pas ai grisi dhe më pas dogji librin e shenjtë të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit. Veprimi i tij u bë në prani të më shumë se 200 personave. Disa prej tyre, për të penguar veprimin e tij brohoritën me sa fuqi kishin “Zoti është i madh!”.
Në atë kohë veprimi i 38-vjeçarit ngjalli trazira dhe protesta të shumta nga besimtarët myslimanë.