• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Vrasja e “Presidentit” të Çamërisë, Trupi Festim Latos u pre copa-copa në disa thasë! Nga takimi në kafe, te makina lukzose ku hipi

by Java News
17/10/2019 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ende nuk ka nje version final lidhur me ekzekutimin e shqiptarit Festim Lato, i shpallur si Presidenti i Camerise, qe u gjet i pajete ne kanal ne 19 korrik të këtij viti ne Nijmegen. Vetem dy dite me pare, kjo ceshtje eshte bere pjese e nje emisioni, gjate te cilit jane shfaqur per here te pare edhe pamjet nga kamerat e sigurise, qe tregojne levizjet e fundit te vlonjatit.

Ai u pa për herë të fundit në Abcoude, ne nje kafene, ku u takua me nje person, sikunder duket edhe ne videon me siper.

Pas kësaj ai duket te hipe në një makinë pas së cilës ai nuk u pa më i gjallë. Drejtuesi i makinës, nje nga burrat me te cilet ai pati takim, më vonë deklaroi se ai e kishte zbritur Laton ne afersi të Abcoude dhe nuk dinte me gje se cfare u be me te.  Sipas policisë, ende ka shume per te hetuar lidhur me ngjarjen.

Në takim e kanë çuar shoqëruesit e tij me një Opel Vivaro të bardhë, tre burra dhe një grua. Pasi ka mbaruar takimin në restorant, Lato duket nga kamerat e sigurisë teksa del të takojë për një moment shoqëruesit e tij. Kthehet sërish, takon personin që ishte në restorant, dhe largohet me makinën e tij, MGTF135 blu të errët, me tavan pëlhure. Është e çuditshme për hetuesit, se si një njeri si Festim Lato që nuk udhëtonte kurrë pa shoqërues, t’i linte ata të iknin dhe të largohej me makinën e personit që ishte në takimin e punës. Katër ditë më vonë, trupi i pajetë i tij u gjet i prerë dhe ndarë në disa thasë, hedhur ndoshta nga ndonjë barkë në Amsterdam Rijkanaal rreth 4 km vijë e drejtë nga Abcoude, vendi ku Festim Lato bëri takimin e punës në restorant. Personi në fjalë që e shoqëron me makinën e tij private, është identifikuar nga hetuesit atje, dhe është marrë në pyetje.

NGJARJA

Lato jetonte prej kohësh në Holandë, ndërsa vdekja konfirmohet nga dy miqtë e tij. 43- vjeçari, përveç angazhimit në politikë, ishte dhe biznesmen. Por më 24 prill të këtij viti, ai kishte shpallur falimentin.

Nuk dihet nëse vrasje tij lidhet me këtë çështje. Policia pas identifikimit të viktimës ka njoftuar për ngjarjen dhe familjarët e tij në Vlorë. Prej disa ditësh, Lato ishte person i humbur, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së shtunës. Shumë prej mediave në Holandë raportojnë se me shumë gjasa ngjarja mund të ketë lidhje me borxhet e 43- vjeçarit, pasi ka informacione se ka marrë shuma të mëdha borxh, që nuk i ka kthyer kurrë.

Familjarët e kishin deklaruar në Polici javën e fundit si person të zhdukur. Pas kërkimeve, trupi i tij u gjet në anë të rrugës në Nijmegen. Mediat në Holandë raportojnë se Lato merrej me tregtinë e naftës, ndërsa kohët e fundit ishte vendosur në një shtëpi në Afferden. Jashtë banesës së tij valëviteshin flamujt e Holandës, SHBA-ve dhe flamuri i Shqipërisë me shkrimin Çamëria.

Një mik i 43-vjeçarit duke folur për mediat lokale ka treguar se, kohët e fundit Festimi nuk kishte shprehur asnjë shqetësim dhe çdo gjë dukej mirë. Lato e kishte shpallur veten dhe President të Çamërisë dhe prej vitesh luftonte për pavarësinë e territorit që sot është brenda kufirit të Greqisë.

43-vjeçari nga Vlora jetonte prej të paktën 25 vitesh në Holandë. Kohët e fundit, Lato mësohet se kishte probleme me biznesin e tij, pasi kishte borxhe në kompani dhe individë të ndryshëm në zonën ku ai jetonte në Holandë. Shuma e borxheve të tij dyshohet se arrin në miliona euro.

Kohët e fundit, si Presidenti i Çamërisë, Festim Lato ishte shfaqur dhe në Parlamentin Europian në Bruksel, duke drejtuar një demonstratë për njohjen e pavarësisë së Çamërisë. Përveçse president, Lato ishte dhe trajneri i Kombëtares së Çamërisë. Nga dyshimet e para, thuhet se Lato është telefonuar nga një person joshqiptar. Pasi kanë lënë vendtakimin, 43-vjeçari është qëlluar për vdekje.

Ali Aliu, i vetëshpallur Kryeministër i Çamërisë, në një reagim të tij në rrjetet sociale shprehet i tronditur nga vdekja e Latos. Ai e cilëson ngjarjen me motive politike. “Festim Lato është martiri i parë i Republikës së Çamërisë”, shkruan Aliu.

Ndërkohë, një diplomat holandez, Jeroen Zandberg, që merret me një organizatë për vendet e papërfaqësuara, thotë se Lato ishte i shqetësuar kohët e fundit për çështje që nuk i njihte.

“Ishte një burrë karizmatik, i cili fliste butësisht. Por gjithmonë pas tij ishin borxhlinjtë. Ai merrte shpesh mesazhe nga persona që e cilësonin mashtrues”, shprehet Zandberg, i cili është dhe një nga personat e fundit që e ka takuar Laton.

Diplomati holandez ka dhënë një dëshmi në Polici lidhur me informacionet që ai kishte mbi aktivitetin e 43-vjeçarit shqiptar.

Next Post
“Shqipëria i ka bërë detyrat e veta”/ Bushati: Zvogëlimi i derës së BE, duhet të na bëjë dyfish më të përgjegjshëm

"Shqipëria i ka bërë detyrat e veta"/ Bushati: Zvogëlimi i derës së BE, duhet të na bëjë dyfish më të përgjegjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin iranian në Turqi: Kjo që po ndodh është alarmuese

March 9, 2026
Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In