Një automjet tip “BMW” ka goditur furgonin e policisë ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Fillimisht për ata që nuk ishin në vendngjarje u mendua se ishte furgoni i policisë që goditi “BMW”-në, kjo për shkak të pozicionit në të cilat ishin vendosur makinat.
Por e vërteta është krejt ndryshe. “News 24” ka siguruar videon ku duket “BMW” e cila vjen duke u rrotulluar në drejtim të furgonit të policisë, e më pas përplaset me të. Efektivi i policisë që drejtonte furgonin ka ndaluar, por forca e madhe e përplasjes ka dëmtuar të dyja makinat.
Vetë policia nuk jep detaje për ngjarjen, por burime brenda saj bëjnë të ditur se drejtuesi i “BMW”-së po kryente manovra të rrezikshme. Rrotullimi dhe përmasat e përplasjes tregojnë se drejtuesi i “BMW”-së ka qenë me një shpejtësi të madhe.