Nuk festojnë në Shkodër, fitorja duket një kujtim i largët për kuqeblutë, ky barazim pa gola i rri ngushtë pasi shpërdorojnë një tjetër shans për të kapur vendin e katërt që i dërgon në Evropë. Partizani mund të marr pak frymë, një pikë në Shkodër nuk është për tu hedhur poshtë, por më shumë nga ky barazim pa gola festojnë Laçi e Kukësi.
Sfida nisi shpejt me gol, me Skukën që u vertikalizua bukur, shmangu dhe daljen e portierit Zogivic duke dërguar topin në rrjetë, por festa zgjati pak pasi gjyqtari i takimit anulojë gjithçka për pozicion jashtë loje.
Adili iu përgjigj pak minuta më vonë duke krijuar iluzionin e golit teksa me kokë gjeti vetëm rrjetën e jashtme. Në fundin e pjesës së parë, shkodranët ishim me fat teksa Bulatovic në vijën fate shmangu një gol të sigurt.
Presioni u shtua në pjesën e dytë, shumë faulle e shumë kontestime. Bitri dhe Kallaku provuan në dy momente për të kaluar të kuqtë në avantazh. Në minutën e 80-të, Latifi reklamoi një 11-metërsh për faull në zonë, por nuk e mendoi në këtë mënyrë gjyqtari i takimit. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat duke lënë gjithçka të hapur për fatet e zonën euro.