Elin Ersson, një studente suedeze dhe një aktiviste e të drejtave të njeriut, ka ndaluar riatdhesimin e një afgani 52 vjeçar, që kishte kërkuar azil në Suedi. Vajza ka bllokuar në aeroportin e Goteborgut avionin me të cilin burri ishte nisur për t’u riatdhesuar në Afganistan.
Vajza ka blerë një biletë për të njëjtin avion dhe ka refuzuar të ulet në karriget e avionit, duke u lidhur direkt nëpërmjet Facebook-ut, për 14 minuta dhe duke kërkuar ndërhyrjen e komandantit të avionit, për të mos u nisur.
“Po bëj atë që mundem për të shpëtuar jetën e një personi. Përderisa një person është në këmbë, piloti nuk mund të niset.
E gjitha që unë dua të bëj është të ndaloj deportimin dhe pastaj unë do të respektoj rregullat këtu. Nuk kam kryer ndonjë krim.
Kur një udhëtar i zemëruar, i cili duket se është anglez, përpiqet të kapë telefonin e saj, ajo i thotë atij:
“Çfarë është më e rëndësishme, një jetë, apo koha juaj? Dua që ai të zbritet nga aeroplani, sepse ai nuk është i sigurt në Afganistan. Po përpiqem të ndryshoj rregullat e vendit tim, që nuk më pëlqejnë. Nuk është e drejtë të dërgosh njerëz në ferr “.
Pas shumë minutave tension mes vajzës personeli në bord dhe disa pasagjerë, kanë ndaluar ngritjen e avionit. Elin është zbritur së bashku me afganin, edhe falë mobilizimit të pasagjerëve të tjerë.
Pas kësaj situate të tensionuar, gjatë së cilës autoritetet e aeroportit refuzuan të përdornin forcën për të nxjerrë Erson, udhëtarët duartrokitën kur afgani u nxorr nga avioni.
Në profilin e saj Facebook, ku ka marrë qindra mesazhe sensibilizuese Elin ka shkruar: ‘Di vetëm që burri është bllokuar. Nuk kam të tjera informacione’.
Autoritetet thane se Elin mund të dënohet me 6 muaj burg pasi nuk ju bind urdhrave të autoriteteve.
Protesta e aktivistes kthen në qendër të vëmendjes debatin për regjimin e ashpër të azilit në Suedi.
ma.me