Ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë më shumë se 15 mijë rusë deri më sot kur është bërë 1 muaj që prej nisjes së sulmit të Rusisë në tokën e tyre, ndërkohë që numri i tankeve dhe blindave të shkatërruar duket të jetë shumë i lartë.
Sëfundmi ata sulmuan një anije të mbushur me mjete ushtarake dhe raketa në portin e Berdyanskut, ndërsa herë pas here shpërndajne edhe video nga momentet e sulmeve ndaj autokolonave ruse që përpiqen të furnizojnë ushtrinë me ushqime dhe karburant.
Footage from a Ukrainian military UAV apparently showing an ATGM strike on a Russian tank.🔥🇺🇦
Russian tanks store their ammunition in a way that makes them susceptible to catastrophic detonation when their armour is penetrated – as seen below.pic.twitter.com/3SAdGCIz4r
— Jimmy (@JimmySecUK) March 24, 2022
Në videon e mësipërme duket momenti kur një ushtar ukrainas sulmon tankun rus me raketë anti-tank. Fill pas goditjes, tanku kthehet në një top zjarri të madh duke hedhur në ajër edhe tankistët.
g.kosovari