Ish-drejtori i Policisë së Vlorë Jaled Çela është dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë së Tiranës i shoqëruar nga avokati i tij.
Çela është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” fillimisht me 5 vite burg, e cila u konvertua në 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues hodhi poshtë akuzën për “grup të strukturuar kriminal” siç ishte pretenca e prokurorisë duke e dënuar Çelën për një akuzë të lehtë. Gazetari Artan Hoxha ka siguruar pamjet e dorëzimit të tij në drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Çela duket i veshur sportiv dhe ka në kokë një kapele. Kur afrohet pranë godinës ai flet në telefon dhe më pas vendos të futet në polici duke kontaktuar fillimisht me oficerin e rojes.
Më pas ai e shoqëron në pjesën tjetër të godinës për vijimin e procedurave. Çela u akuzua se ndihmoi grupin e Habilajve për trafikimin e lëndëve narkotike në Itali. Në këtë dosje është edhe ish-shefi i drejtorisë kundër narkotikëve Gjergji Kohilla, Sokol Bode si edhe ish-minitri i Brendshëm, Saimir Tahiri. /abcnews.al
g.kosovari