• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Vërshimi i ujit rrëmbeu familjen nga Lushnja, 105 turistë brenda në Kanionet e Holtës, si u shpëtuan 4 fëmijët

by Java News
15/07/2019 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e së dielës ishte treagjike tragjike në kanionin e Holtës në Gramsh. Një vajzë 25-vjeçe nga Lushnja u mbyt pasdite, ndërsa fatmirësisht arritën që të shpëtonin babai e vëllai i saj dhe katër fëmijë. Viktima është Desantila Sollaku. Ajo kishte shkuar për të kaluar fundjavën në kanionet e njohura dhe shumë të vizituara të Holtës së bashku me familjen, prindërit dhe vëllanë, që sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Në momentin që ka nisur vërshimi i rrëmbyeshëm i ujërave nga malet, 25-vjeçarja ka qenë në kanion së bashku me të atin dhe vëllanë, por edhe 105 persona të tjerë, që kishin ardhur në grupe të ndryshme. E ndërsa pjesa më e madhe e turistëve arritën që të dilnin me shpejtësi, 7 prej tyre i mori rrjedha e fuqishme e ujit, mes të cilëve edhe 4 fëmijë, të cilët u shpëtuan. Luftën me dallgët dhe ujin e rrëmbyeshëm në kanion arritën që ta fitonin edhe i ati dhe vëllai i 25-vjeçes, Dritan dhe Denis Sollaku, ndërsa Desantila fatkeqësisht jo.

Viktima Desantila Sollaku

Report Tv solli pamje ekskluzive nga kanioni i Holtës kur rrjedhja mori përpara turistët dhe momentet e shpëtimit. Një turist tregoi për Report Tv se shpëtuan njëri tjetrin. Pas sinjalizimit në operacionin e kërkim-shpëtimit u përfshi edhe RENEA me polumbarët e saj.

Banorët e zonës u shprehën për Report Tv se një ngjarje e tillë ka ndodhur për herë të parë, ndërsa theksuan se Holta njihet si zonë me prurje të menjëhershme, aq më tepër verës. Edhe pse është një nga bukuritë natyrore dhe shumë të vizituara në këtë zonë mungon infrastruktura, por edhe informacioni për turistët sesi duhet të veprojë.

Ndërsa një turist tregoi për Report Tv tmerrin që përjetoi dhe si arriti që të shpëtonte vetë dhe njërin nga katër fëmijët nga rrjedha e lumit të Holtës që e mori përpara së bashku me shumë persona të tjerë që ishin brenda në kanion.

‘Ne kemi shpëtuar njëri tjetrin. Na i sillte rryma njëri tjetrin nëpër duar, aq e fortë ishte. Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg dhe nuk bënim dot asgjë.

 Fëmijën që shpëtova ma solli dallga e ujit në duar. Ai ishte me të atin, të cilit i shpëtoi nga duart si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm dhe ma solli mua në duar” tha ai.

g.kosovari

Next Post
Raporti i BB: Ja sa shqiptarë do të ikin nga vendi deri në vitin 2050

Raporti i BB: Ja sa shqiptarë do të ikin nga vendi deri në vitin 2050

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In