Ky është momenti shokues kur një burrë i moshuar i afrohet një makine Audi dhe e gërvish ate më një çelës.
Incidenti është filmuar nga kamerat e sigurisë së një shtëpie në Ashford, Kent të Anglisë.
Duke folur për Kent Online, pronarja e automjetit tha se ishte e shokuar nga ngjarja dhe se nuk e kishte idenë pse makina e saj u shenjëstrua për të kryer një akt të tillë.
“Më dëmtoi makinën dhe iku duke e lënë me aq. Kjo më bën të ndjehem e pasigurt”- u shpreh ajo për gazetën.
Video është postuar në Facebook dhe ka marrë me mijëra klikime./Ora/a.m.
