• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Veliaj dhe Rama në kantierin më të madh të rindërtimit në kryeqytet: Në fund të vitit pret 300 familjet e para

by Java News
24/08/2021 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, ose siç njihet ndryshe në projektin që mban firmën e arkitektit të njohur Stefano Boeri, “Tirana Riverside”, do të presë në fund të këtij viti 300 familjet e para që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, vizituan kantierin më të madh të rindërtimit në Tiranë, u shpreh se, paralelisht me bllokun e parë të pallateve të reja, pritet javën e ardhshme të nisë edhe pjesa e infrastrukturës dhe e objekteve publike të projektuara për këtë zonë në funksion të komunitetit të saj.

“Tani kemi filluar me infrastrukturën. Kalojnë shpronësimet, javën tjetër hapet aksi rrugor. Do jetë i gjithë një rrethrrotullim i madh që lidh këtë rrugë me pingulen tjetër që do jetë deri te Bregu i Lumit, pastaj bashkohet me unazën e pestë me urë eventualisht,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se, “në këtë lagje kemi dy institucione fetare, një kishë dhe një xhami, meqë komuniteti është goxha i madh”.

Ministri Ahmetaj tha se në këtë njësi të re banimi do jenë 640 familje të dëmtuara nga tërmeti që do akomodohen gjithsej, nga të cilat për 370 prej tyre janë duke u ngritur aktualisht banesat kolektive. “Tek blloku tjetër janë ndërtesat publike, që nga godina e integruar e institucioneve të të ardhurave, kemi dy shkolla, një kontribut i qeverisë greke, kemi dhe ndërtesën e IT që është kontribut i qeverisë italiane,” u shpreh Ahmetaj.

Kryeministri Rama u shpreh se e rëndësishme është që në fund të vitit një pjesë e familjeve të futen në këto apartamente, të cilat sipas drejtuesit teknik të punimeve aktualisht janë në fazën e përfundimit të infrastrukturës elektrike dhe asaj hidraulike, për të vijuar më pas në shtator me fasadën dhe gjithë infrastrukturën e jashtme.

Distrikti i ri i “5 Majit” do të në krijojë një strukturë policentrike të qytetit të Tiranës me qëllim kapërcimin e konceptit “qendër-periferi”, do të jetë një qendërzim i ri, me hapësira të gjelbra dhe blloqe ndërtimi të karakterizuara nga prania e shërbimeve, funksioneve shtyrëse për zhvillimin e mëtejshëm dhe rigjenerimin urban.
Next Post
Izraeli bombardon vendet e Hamasit pas lëshimit të balonave të zjarrit

Izraeli bombardon vendet e Hamasit pas lëshimit të balonave të zjarrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In