Vetëm dy ditë para miratimit të qeverisë së re në parlament, Ministri i ri i kabinetit “Rama 2”, Pandeli Majko, ka pasur një shofer të veçantë.
Teksa përuruan sëbashku hapjen e Unazës së Re, kryebashkiaku Veliaj i bëri një xhiro deputetit të njësisë Nr.5 Pandeli Majko.
Përfitues direkt nga ky projekt strategjik janë edhe banorët e kësaj njësie, të cilët kanë tashmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike është e kategorisë A2 e përshtatur për zona urbane me rrugë kryesore, rrugë paralele dhe e konceptuar si rrugë shpejtësie me 12 hyrje-dalje të disiplinuara. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve, janë ndërtuar dhe katër mbikalime automjetesh në disnivel, mbikalime këmbësorësh të pajisura dhe me ashensor për PAK, si dhe në të dy senset e lëvizjes janë ndërtuar trotuarë si dhe korsi biçikletash./a.m.