Shqipëria ka pësuar humbje befasuese nga Kombëtarja e Luksemburgut me rezultat 2:1. Vazhdon kriza e Kombëtares shqiptare, e cila nuk ka arritur të fitojë as ndaj një skuadre të vogël si Luksemburgu. Skuadra e De Biasit u mposht 2:1 në udhëtim, ani pse ishte me formacionin më të mirë.
Kombëtarja shqiptare kaloi e para në epërsi me golin e Roshit në minutën e 53’, por Luksemburgu u përgjigj me golat e Turpel dhe Malget. Kjo ndeshje ishte miqësore, vetëm një javë para ndeshjes me Izraelin, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. /ma.me
Odise Roshi Goal HD – Luxembourg 0-1 Albania 06… by fotlive