Të vendosësh së çfarë të bësh vetëm në një sekondë, kur e dashura rrezikon të bjerë nga shkëmbi, nuk është aspak e lehtë. Por njerëzit në internet nuk janë të kënaqur me mënyrën se si ky djalë reagoi në një situatë të tillë. Momenti kur një çift ishin në cep të një shkëmbi të lartë, duke u përgatitur për tu hedhur në ujin poshtë është parë nga shumë njerëz. Ndërkohë që vajza me bikini po përpiqej të gjente një pozicion të përshtatshëm për tu hedhur, ajo u pengua në një gur dhe filloi të binte.
Natyrisht vajza u përpoq të kapej diku që të ngjitej prapë, ajo kapi kyçin e të dashurit të saj për tu mbajtur, por ai e largoi këmbën. Pasojat i shihni edhe në video, vajza ra nga shkëmbi dhe pas saj u shkëput edhe një copë guri. Ndërkohë djali është urryer nga shumë vajza në Internet. Madje të gjithë e kanë quajtur si të dashurin më të keq në botë. /ma.me