Aeroporti Kombëtar i Bahamasit thuajse është shkatërruar totalisht nga uragani i fuqishëm ‘’Dorian’’.
Korrespondenti i ‘’CNN’’ Patrick Oppmann raportoi se aeroporti i ngjan ‘’një katastrafoe totale’’ teksa uragani i dhunshëm ka shkatërruar disa terminale dhe aeroplane duke i bërë të duken si ”lodra të prishura”.
Në vazhdim të raportimit të tij, ai shton se është e pamundur për çdo avion të stacionohet në këtë aeroport dhe ishulli nuk ka marrë ndihmë nga jashtë. Në qiellin e Bahamasit shihen helikopterë të ushtrisë amerikane që po monitorojnë situatën.
Uragani ‘’Dorian’’ ka shkaktuar vdekjen e 20 vetave si dhe paralizuar transportin rrugor e ajror si dhe furnizimin me energji elektrike për mbi 100 mijë banorë. /l.m