Pas një mungese të gjatë prej 6 muajsh në Kuvend, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer sot për të marrë pjesë në seancë. Teksa ka preferuar që të ulet në fund të sallës, por në krah të deputetëve socialistëve, ka pasur edhe nga ata kolegë që kanë shkuar që ta takojnë.
I pari që i ka dhënë dorën Tahirit ka qenë deputeti i PS-së Musa Ulqini, dhe pas tij kolegia Adelina Rista raporton Balkanweb. Kujtojmë se Tahiri ka regjistruar sot emrin në listat e deputetëve që do të marrë fjalën në Kuvend.
Mësohet se Tahiri e ka regjistruar emrin për të folur për ligjin e PD-së për prokurorinë./a.m.