Ky është momenti kur rafineria më e madhe e naftës në Rusi përfshihet e gjitha nga flakët, pas sulmit me dronë nga Ukraina gjatë orëve të natës, mes 28-29 Janarit.
Kjo rafineri i përket kompanisë së njohur të karburanteve “Lukoil”, e cila e ka në pronësi prej njëçerek shekulli.
Ukraina ka nisur valë sulmesh me dronë kundër objekteve të naftës dhe energjisë në Rusinë.
Sulme janë raportuar në rajonet e Nizhny Novgorod, Smolensk, Tver dhe Bryansk, të cilat kanë shkaktuar zjarre dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e mbrojtjes ajrore.
https://www.youtube.com/shorts/jTIOxdGS5CM?embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.gazetatema.net%2F&source_ve_path=MjM4NTE