Një polic në Atlanta, SHBA i shpëtoi jetën një shoferi i cili kishte ngecur në një zonë të përmbytur.
Policia pikasi një makinë të zhytur në ujë brenda së cilës ndodhej një burrë. Njëri prej tyre u fut në ujin që i arrinte deri në brez dhe përdori shkopin e tij për të thyer dritaren e makinës.
Uji ishte kaq i thellë sa makina po lundronte dhe dyert nuk mund të hapeshin.
Sic shihet edhe në video, polici e ndihmon shoferin që të dalë nga dritarja. Në një segment tjetër të videos, ai e shoqëron për në makinën e policisë.
/a.r