Një video po qarkullon në rrjet, ku drejtuesi i një mjeti në Norfolk, Nebraska të SHBA është filmuar duke udhëtuar të paktën 50 kilometra me një dem të madh Watusi në makinë, shkruan The guardian.
Për ta vendosur demin në makinën Ford Crown Victoria, drejtuesi kishte prerë një pjesë të xhamit të përparmë dhe kishte hequr sediljet e tjera. Ai u largua me një ‘paralajmërim’ të thjeshtë
Demi ishte vendosur në anën e pasagjerit, derisa policia ka gjurmuar drejtuesin e mjetit dhe e ka kthyer mbrapsht.
Madje edhe policia mbeti e habitur dhe tha se nuk e kishte pritur një skenë të tillë:
“E pabesueshme, menduam se do të gjenim një viç, jo një kafshë kaq të madhe”, komentoi kapiteni i policisë Chad Reiman në TV../m.j











